Dark Mode Light Mode

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Screenshot

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 10 tetor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat mund të blihen online përmes platformës zyrtare eu.ebileta.al, ndërsa çmimet janë të ndara sipas tribunave:

  • Veri dhe Jug – 10 euro
  • Lindje – 20 euro
  • Perëndim – 30 euro
  • VIP – 100 euro

Ky është njëri nga ballafaqimet vendimtare të “Dardanëve” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për të përkrahur kombëtaren.

Advertisement

Federata ka bërë thirrje që tifozët t’i sigurojnë biletat sa më shpejt për shkak të interesimit të madh që pritet për këtë ndeshje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − six =

Previous Post

Alban Zogaj: “Flamuri i Amerikës valon në tubimin tonë, mirënjohës përherë ndaj SHBA-së”

Next Post

Besnik Osmani: “Mirënjohës për përkrahjen e familjes Turiqica – së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar”

Advertisement