Dark Mode Light Mode

Ngushëllon Memli Krasniqi: Nëna Ajshe pati një jetë me sakrifica!

Me rastin e shkuarjes ne amshim te nenes se Kadri Veselit, kryetari i PDK-se, z. Memli Krasniqi ka percjelle mesazh ngushellimi ne emer te tijin dhe te gjithe partise, duke thene se ne keto momente te vezhtira per familjes Veseli kur biri i tyre gjindet ne Hage, te gjithe jane me ta.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe.

Advertisement

Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun.

Unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës sot i bashkohemi dhembjes së familjes Veseli dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Shpirti i nënës Ajshe u prehtë në paqe!

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − nine =

Previous Post

Parashikimi i një prej bankave më të mëdha në botë: Bitcoin mund të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve

Next Post

Lille nënshkruan me Edon Zhegrovën

Advertisement