Dark Mode Light Mode

Ngjarje e rëndë në Prizren- Digjet shtëpi, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë rreth moshës një vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit, ndërsa tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente. Konfirmimi i policisë: Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + four =

Previous Post

KQZ numëron afro 30% të votave për kandidatët – Kurti në epërsi të dukshme, kjo është renditja tutje

Next Post

KQZ përfundon numërimin e rezultateve preliminare: LVV 49.34%, PDK 20.98%, LDK 13.57%, AAK 5.66%

Advertisement