Dark Mode Light Mode

Nga spitali i Sao Paolos vijnë lajme të mira për Pelen

Legjenda braziliane, Pele është shtruar qe një muaj në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

82 vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë pas shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.

Gjithashtu, atij iu zbulua dhe një infeksion respirator dhe gjendja e tij në ditët e fundit ishte shumë e rëndë, shkruan “Gazeta Express”.

Advertisement

Por, një fije shprese ka lindur së fundmi pas buletinit të ri të spitalit “Albert Einstein”, ku ikona e futbollit është shtruar që nga 29 nëntori.

Sipas mjekëve të spitalit të Sao Paolos, infeksioni respirator i “O Rey” ka nisur të shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet.

“Vazhdon të shfaq përmirësim në gjendjen e tij klinike, posaçërisht infeksioni respirator”, njoftojnë nga spitali.

Sidoqoftë, nënvizojnë që nuk është paraparë asnjë lëshim nga spitali, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, nga spitali njoftojnë se Pele “mbetet në një dhomë të përbashkët, i vetëdijshëm dhe me shenja vitale stabilizimi”.

Familja po i qëndron afër atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

Të gjithë po luten për legjendën e futbollit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 4 =

Previous Post

Rusia vazhdon të sulmojë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës

Next Post

Salah ka nxitur reagime të botës islame pas fotografisë për Krishtlindje, vjen deklarata e organit këshillues islamik të Egjiptit

Advertisement