Dark Mode Light Mode

Nga Spanja raportojnë se Mourinho pritet të jetë trajner i Real Madridit

Real Madridi me shumë gjasë në fund të këtij sezoni do t’i ndajë rrugët me Carlo Ancelottin.

Strategu italian është afër të dështojë të mbrojë titullin e La Ligës, derisa është eliminuar nga Superkupa e Spanjës dhe është afër të eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit – që të gjitha këto nga duart e rivalit të përjetshëm, Barcelonës.

Gazetari spanjoll Oier Fano Dadebat ka bërë një raportim befasues, duke bërë të ditur se Jose Mourinho ka shanse të mëdha që të rikthehet në Santiago Bernabeu.

Advertisement

Ederson zbulon gabimisht se kush do të jetë trajner i BrazilitEderson zbulon gabimisht se kush do të jetë trajner i Brazilit

Special One dëshiron të largohet nga Roma, pasi këta të fundit nuk po ia plotësojnë kërkesat për transferime, shkaku i buxhetit jo garues me skuadrat tjera.

Pakënaqësitë e tij janë tashmë të ditura dhe sipas Dadebat një rikthim për Mourinhon në Real Madrid është mundësi e madhe.

Ancelotti në anën tjetër pritet të emërohet trajner i Brazilit, ndërsa për këtë ka folur edhe portieri i Selecaot e Manchester Cityt, Ederson.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × five =

Previous Post

Sheikh Jassim i gatshëm të rrisë me mbi 1 miliard euro ofertën për blerjen e Man Utd

Next Post

Zyrtare: Agim Ademi në mbajtje për 48 orë

Advertisement