Një përleshje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Incidentin ka konfirmuar edhe zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Qyqalla ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit.
“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Qyqalla.
Ajo ka theksuar se aktualisht nuk mund të japin më shumë detaje rreth këtij rasti.




