Dark Mode Light Mode

Nexhmije Pagarusha, “Qytetare Nderi” e Tropojës

E rënduar në moshë, por gjithsesi e hirshme, këngëtarja më e shquar e muzikës shqiptare në Kosovë, Nexhmije Pagarusha, tashmë është “Qytetare Nderi” në Tropojë. Në fakt surpriza për Pagarushën është ruajtur deri në fund. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, e kishte ftuar Pagarushën për një shëtitje në Valbonë dhe në mbrëmje për të qenë e pranishme në “Sofra Dardane”, raporton Panorama. Por pikërisht “sofra” ka vënë në krye të saj atë që i ka ngrohur me dekada të tëra shqiptarët këndej e andej kufirit. Qindra artistë nga mbarë trojet shqiptare nuk i janë falur në fillim skenës, por magjisë së Nexhmije Pagarushës, duke u fotografuar me të. Në fakt shumë këngëtare të ftuara, “të njohura” në këtë sofër, më shumë u lodhën, duke kërkuar duartrokitje, e duke u endur nëpër pistën e stadiumit të lojërave me dorë sesa kënduan. Mjaftoi vetëm një shqiptim i emrit Nexhmije Pagarusha nga kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demishi, që mbi 10 mijë spektatorë të shpërthenin në duartrokitje pa fund. Si një zonjë e rëndë duke sfiduar moshën, në krah të ambasadorit Lauka, e madhja Pagarusha ngitet në skenë jo për të kënduar, por për të falënderuar. “Nuk e prisja këtë surprizë. Jam shumë e emocionuar. Ambasadori më ftoi për një shëtitje dhe tani po e marr vesh nderin që po më bëni. Unë jam një pjesë e vogël e popullit tim. Tropoja është gjithë shqiptaria, dhe unë për këtë u jam mirënjohëse tërë jetën. Po të kisha mundësi, nuk do të pushoja kurrë së kënduari për ju dhe për popullin tim shqiptar. Jam shumë e lumtur për këtë nder që po më bëni”. Kaq foli këngëtarja që dhuroi shumë emocion një natë në Tropojë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − 6 =

Previous Post

''Turbo'' seks 12 orë pa ndalur, me pas vdes Foto & VIDEO

Next Post

Guardian: Elita serbe ka ndihmuar të dyshuarit për krime lufte

Advertisement