Vëllai i Lutfi Hazirit, Bedriu, do të varroset nesër me fillim nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lutfi Haziri, i cili bëri të ditur se familja do të pranojë ngushëllime të premten, të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 deri në 16:00.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Varrimi i më të dashurit tonë, Bedri Emrush Hazirit, bëhet nesër (e enjte), me namazin e ikindisë (14:00), nē varrezat e qytetit në Gjilan.
Familja pranon ngushëllime të premten, të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 – 16:00, në hotel “Astoria”, në Gjilan.
Ju falënderojmë shumë që e keni ndarë dhimbjen me ne, nē këto ditë të rënda!










