Dark Mode Light Mode

Në “Favorit” konfirmohet se ndeshja e javës së kaluar po hetohet nga prokuroria

Emisioni sportiv “Favorit” i cili është në transmetim live në T7 posa e ka dhënë një lajm ekskluziv.

Sipas “Favoritit” vetëm para pak ditësh, respektivisht në javën që lamë pas, në futbollin e Kosovës është zhvilluar një ndeshje kampionale e cila dyshohet të ketë qenë e kurdisur.

Ky rast është konfirmuar për emisionin “Favorit” edhe nga vet prokurori Besim Kelmendi.

Advertisement

“Në javën e kaluar e kemi rastin e fundit që dyshohet për kurdisje që e kemi dërguar në prokurorinë kompetente”, ka deklaruar prokurori Kelmendi, i cili është edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Njëherësh, Kelmendi është edhe kryesues i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Tash për tash, mbetet e paqartë se për cilën ndeshje bëhet fjalë, ose cilës kategori i përket, pasi prokurori Kelmendi ka thënë se nuk mund të japë detaje, pasi ato mund ta dëmtojnë procesin e hetimeve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 4 =

Previous Post

Shenja e hershme paralajmëruese e demencës që mund ta dalloni në zërin tuaj

Next Post

Kurti: Kërcënimit ndaj sigurisë nga Serbia, BE-ja dhe NATO-ja duhet t’i përgjigjen me anëtarësimin e Kosovës

Advertisement