-Bujanoci, me gjithsej 10 lista të certifikuara, ku për 41 vende sa ka Kuvendi Komunal i Bujanocit do ta garojnë 295 kandidatë
-Në Preshevë janë shpallur tetë lista zgjedhore me 225 kandidatë për këshilltarë të kuvendit komunal, i cili numëron 39 këshilltarë
Në zgjedhjet lokale të 24 prillit, qytetarët e komunës së Bujanocit do të mund të votojnë për njërën nga dhjetë listat që janë shpallur, respektivisht certifikuar nga KKZ.
“Ky është numri definitiv i listave të shpallura, pasi më 8 prill ka kaluar afati për dorëzimin e listave”, tha Fejzi Beqiri kryetar i KKZ-së në Bujanoc. Qytetarët që nuk janë në listën zgjedhore mund të paraqiten në zyrën për listat zgjedhore në ndërtesën e administratës komunale të Bujanocit.
Kështu do të dukej lista votuese për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit, sipas numrit rendor të certifikuar nga ana e KKZ-së.
- Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi.
- Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton.
- Grupi i Qytetarëve Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë.
- PVD – UDSH – Shaip Kamberi.
- Levizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu.
- Lista serbe – Partia Socialiste e Serbisë, Serbia Unike dhe Lëvizja Serbe e Përtëritjes .
- Partia e Njësuar Rome – Jekutni Partija Romani.
- Partia Demokratike – Natasha Klajiq.
- Grupi i Qytetarëve për Bujanocin – Sali Salihi.
