Dark Mode Light Mode

Ndërtimi i sheshit kryesor të Fushë Kosovës, Besnik Osmani thotë se është investim 240 milionësh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze të programit të tij, ndërtimin e sheshit kryesor të qytetit, që synon të bashkojë dy zonat urbane dhe të transformojë infrastrukturën lokale.

Osmani tha se ky projekt kërkon një investim prej rreth 230 deri në 240 milionë euro.

“Realisht, unë kam qenë shumë i kujdesshëm në këtë pikë. Kur kam bërë evidentimin e nevojave në qytet, e kam kuptuar se për t’u dhënë përgjigje të gjitha nevojave relativisht të qëndrueshme, do të nevojiten diku rreth 230-240 milionë euro. Zakonisht, kur nuk ke buxhet, atëherë vendos elementin e prioritizimit”, tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit strategjik të fondeve për realizimin e projekteve të mëdha.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + 2 =

Previous Post

Betim Gjoshi bën thirrje për bashkim: “Kush i ka duart e pastra, le të vijë me Petrit Hajdarin” (Video)

Next Post

Arbër Ismajli: “Bizneset janë partnerë të zhvillimit – Gjilani do të ketë ekonomi më të fuqishme”

Advertisement