Dark Mode Light Mode

Ndërprerje të ujit në disa lagje të Mitrovicës, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe rrethinës, dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtarë”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, “Sitnica”, si dhe në lagjen “2 Korriku”.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.

Advertisement

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovica.

Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 2 =

Previous Post

AARC mirëpret deklaratat e SHBA-ve për rifillimin e Dialogut Strategjik: Kosova të përgjigjet me një gjest të kuptimplotë

Next Post

“Mos ma thuaj më emrin”-Keijsi debaton me Stelinën: Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat

Advertisement