Dark Mode Light Mode

“Nderi im i madh; shtet themelues”: Si e fitoi Trumpi Osmanin në Bordin e Paqes?

Donald Trump, president i ShBA-së, ka dërguar ftesën në adresë të Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, për pjesëmarrje të Kosovës si shtet themelues në Bordin e Paqes.

Trump i ka shkruar Osmanit se është nder i madh të ftojë Kosovën.

“E nderuara Zonja Presidente,

Advertisement

Është nderi im i madh t’ju ftoj, si Presidente e Republikës së Kosovës, t’i bashkoheni meje në një përpjekje kritikisht historike dhe madhështore për të konsoliduar paqen në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, për të nisur një qasje të re dhe të guximshme drejt zgjidhjes së konfliktit global” – ka shkruar Trumpi.

“Si Kryetar i Bordit, unë e ftoj zyrtarisht Republikën e Kosovës të bashkohet si Shtet Anëtar Themelues dhe të bëhet palë në Kartën e Bordit të Paqes, të përfaqësuar nga Ju. Ky Bord do të jetë unik në llojin e tij; nuk ka pasur kurrë diçka të tillë më parë. Çdo shtet anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar për të marrë pjesë dhe kontribuar në mbledhjet në emër të tij. Bashkëngjitur janë Plani Gjithëpërfshirës dhe Karta e Bordit, të cilat tani janë të hapura për nënshkrimin dhe ratifikimin tuaj” – ka shkruar Trumpi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 17 =

Previous Post

”Avangardë; simbol”: Çka shkroi Faton Peci pas “takimit frymezues” me Adelina Ismailin?

Next Post

Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm për akuzën për mosdeklarim të 172 mijë eurove

Advertisement