Dark Mode Light Mode
Presheva shpall Talat Xhaferin "Personalitet të vitit"
NATO reagon, i quan spekulime shkrimet e mediave serbe se “NATO furnizon me armë” ndonjë grup ne Kosovë?!
Kryeparlamentari nga FYROM-i Talat Xhaferi ne Preshevë pritet nga kryetari Shqiperim Arifi

NATO reagon, i quan spekulime shkrimet e mediave serbe se “NATO furnizon me armë” ndonjë grup ne Kosovë?!

Mediat serbe dje kane dalur me nje ser shkrimesh per sulme te shqiptareve ne Veri te Kosovës, madje duke involvuar edhe NATO-n. Keto media te Beogradit kane shkruar se “me ndihmën e NATO-s, po përgatitet të sulmojë ne Veri”, madje NATO po furnizon edhe me arme grupet shqiptare?! (“Albanci planiraju UPAD na sever Kosova: NATO naoružava terorističke grupacije..”)

Lidhur me keta zera qellimkeqija kane  reaguar sot edhe zyrtaret e NATO-s nga selia e saj ne Bruksel.  Zyrtaret e NATO-s duke mos dashur te komentoj e këto shkrime te mediave serbe, per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ato i kane konsideruar si spekulime dhe shkrime me parapavije,gjoja se “NATO furnizon me arme” ndonje grup ne Kosovë?!

Ne reagiminin dhe sqarimin nga zyra e sekretarit te pergjithshem te NATO-s ne Bruksel nder tjera thuhet se  “Për 18 vjet, NATO ka punuar për të mbajtur Kosovën dhe rajonin të sigurt. Sipas mandatit të OKB-së, misioni ynë i KFOR-it, i cili aktualisht përbëhet nga më shumë se 4,000 trupa, siguron një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes të të gjithë popullit të Kosovës dhe ndihmon në forcimin e kapaciteteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve të saj civile.”

Advertisement

“NATO gjithashtu mbështet plotësisht vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është kritike për paqen dhe sigurinë rajonale. Ne llogarisim të gjithë në rajon që të tregojnë moderim dhe të mbështesin të gjitha përpjekjet që çojnë në normalizimin e situatës së sigurisë dhe të shmangin krijimin e tensioneve “, ka thëne ne fund zyrtari i NATO-s për agjencie e lajmeve “Presheva Jonë”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 8 =

Previous Post

Presheva shpall Talat Xhaferin "Personalitet të vitit"

Next Post

Kryeparlamentari nga FYROM-i Talat Xhaferi ne Preshevë pritet nga kryetari Shqiperim Arifi

Advertisement