Dark Mode Light Mode

NATO përjashton çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e vlerëson lart kontributin e NATO-s në Kosovë në këto 13 vjet, prej kur ka nisur misioni i KFOR-it.

Rasmussen, ka theksuar se të gjithë duhet të kuptojnë se kurrsesi nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Shefi i NATO-s zotohet se Aleanca përmes misionit të KFOR-it në Kosovë do të bëjë çmos për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Advertisement

Duke folur për veriun, sekretari i përgjithshëm i NATO-s angazhohet për një zgjidhje politike, përmes dialogut.

Ai përsërit vërejtjet e tij se EULEX-i nuk ka kapacitete të duhura për të kryer të gjitha detyrat dhe thotë se për këtë NATO-ja dhe BE-ja flasin haptas mes vete.

Rasmussen flet edhe për rolin e Forcave Kosovaës dhe për çështje tjera të lidhura me misionin e KFOR-it në Kosovë. (kd)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 18 =

Previous Post

Kate Upton, kjo bukuroshe SuperSexi ! / Foto ~ VIDEO

Next Post

Chris Brown, i vdekur në rrugë, foto në Twitter

Advertisement