Dark Mode Light Mode
Argjentinasit po “çmenden” pas Messit: 44% të qytetarëve e duan atë për president të vendit
NATO mirëpret de-eskalimin në veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë për lirinë e lëvizjes
Vdes legjenda e futbollit, Pele

NATO mirëpret de-eskalimin në veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë për lirinë e lëvizjes

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco e ka mirëpritur de-eskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

Ajo ka kërkuar që tani palët t’u përmbahen detyrave të tyre.

“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palet t’u përmbahen detyrave të tyre”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Advertisement

Ajo ka deklaruar se NATO dhe KFOR po e vëzhgojnë me kujdes situatën, duke treguar gatishmëri për të ndërhyrë që ta garantojë lirinë e lëvizjes.

“NATO KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.

Pas lirimit të serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − one =

Previous Post

Argjentinasit po “çmenden” pas Messit: 44% të qytetarëve e duan atë për president të vendit

Next Post

Vdes legjenda e futbollit, Pele

Advertisement