Dark Mode Light Mode

“Myhybët e Albin Kurtit kanë kaluar në fazën e euforisë”, Lushi i reagon ashpër Lëvizjes Vetëvendosje

Ish – eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe këngës për liderin e tyre, Albin Kurti.

“Myhybët e Albin Kurti kanë kaluar fazën e euforisë dhe tashmë janë në fazën e çrregullimit psikosomatik. Pas kësaj faze vjen depresioni. Asnjëra nga këto faza nuk sjell asgjë të mirë për kombin shqiptar”, shkruan Lushi.

Ai shton se “kultivimi i kultit të individit është i rrezikshëm”.

Advertisement

“Kombi shqiptar ende paguan për kultet e personaliteteve nga shekulli XX dhe kultivimi aktual i kultit të individit nga disa segmente të kombit shqiptar është antishqiptarizëm i rrezikshëm. Duhet të ekspozohet dhe ndalet me çdo kusht nga çdo shqiptar me tru dhe mendje”, përfundon Lushi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 4 =

Previous Post

Brenda katër ditëve, tre viktima në aksidente trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Next Post

Ky është Arben Halimi nga Qirezi i Skenderajt që humbi jetën në vetaksidentin me kamion në Mazgit

Advertisement