Dark Mode Light Mode

Mustafa i kujton Kurtit fjalët e tij: Ai që del i pari nuk është mbreti, mbreti është shumica dhe Kuvendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Mustafa ka kujtuar dkelaratën e Kurti kur thoshte në 2014 se ajo parti që del e para nga zgjedhjet nuk është mbreti, por ai që krijon shumicën është mbreti.
Ai ka thënë se në Kosovë mbret është vetëm Kuvendi, është ai që vendos për të gjitha sipas tij.
“Une e dëgjova një deklaratë të z.Kurtit në vitin 2014, ku tha ai që del i pari nuk është mbreti, mbret është ai që krijon shumicën, do të thotë edhe këtu ai që del i pari nuk është mbreti, por mbret është këtu Kuvendi, edhe ne nëse fitojmë ndonjëherë nuk duhet të konsiderojmë se jemi mbreti”, tha Mustafa.
Mustafa ka thënë se Vetëvendosje dhe Kurti të ulen të shikojnë pse askush nuk po dëshiron të bashkëpunon me ta dhe të formon Qeverinë me VV’në.
“Në këtë rast se të gjitha subjektet bëhen bashkë dhe njërën anë mbetet vetëm Vetëvendosja, atëherë edhe z.Kurti edhe LVV duhet të ulen dhe ta shikojnë veten pse tjerët nuk po bashkëpunojnë dhe nuk po ju bashkëngjiten që të formojnë Qeverinë”, tha Musafa.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty + seven =

Previous Post

Kurti flet për heqjen e rrethojave: I kam parasysh shqetësimet e policisë, s’ka mungesë të sigurisë këtu<br><br>

Next Post

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli vizitoi Bashkësinë Islame për të uruar muajin e Ramazanit

Advertisement