Dark Mode Light Mode

Mustafa: Fitorja e LDK-së po shihet në çdo tubim, në çdo fytyrë

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se vendi po i afrohet një ndryshimi historik.

Gjatë një konference për media, Mustafa theksoi entuziazmin dhe mobilizimin e madh të strukturave të LDK-së.

“Dje e pamë flakadanin e zjarrtë të LDK-së në Istog që i dha edhe një herë vulë të plotfuqishme fitores sonë të 9 shkurtit.
Dje e pamë dhe kryengritjen e grave të djathta, të gatshme të udhëheqin vendin.
Tanimë gjithçka shihet qartazi, fitorja jonë në çdo tubim po shihet, në çdo fytyrë po vërehet, ka mbetur vetëm edhe fletëvotimet në kuti.” – tha Mustafa.

Advertisement

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë gati për një qeverisje të re që sjell rezultate konkrete.

“Kosova është e gatshme për ndryshim.
Ne kemi mundësinë të ndryshojmë Kosovën, ta bëjmë jetën tuaj shumë më të mirë, ta vendosim Kosovën në vendin që meriton e jo në vendin e fundit në Evropë. Jemi lodhur nga premtimet boshe. Të gjithë jemi gati për veprime të prekshme.” – tha ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Naser Sherifi: Takim elektoral në Hajvali, angazhim për të ardhmen e Kosovës

Next Post

Bedri Hamza: Sigurimet shëndetësore bëhen, barnat falas sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike

Advertisement