Preshevë, 20 prill – Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.
Presheva: Tradhit kombëtare – Rama dhe Thaci nëse anashkalojne Luginen e Preshevës ne bashkimin e Shqipërise dhe Kosovës
Ethnic distribution of Albanians 1898
Deklarimet e fundit nga Tirana dhe Prishtina per bashkimin e dy shteteve e kane mripritur edhe lideret e Luginës së Preshevës . Njeri nga ta Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së dhe Kuvendit te Bujanocit për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka mbeshtetur prononcimet e Edi Ramës dhe dhe Hashim Thacit, nse jane serioze, për bashkimin e Shqiperise dhe Kosovës ne një shtet.
“Bashkimi i Shqiperise me Kosovën pa Luginen e Preshevës pa Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën eshte e gjymte. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Obligim moral dhe kombëtar kanë Hashim Thaçi dhe Edi Rama qe ne kete bashkim te perfshijne domsodo edhe Kosovën Lindore ashtu siq e qujane ata shpesh para zgjedhjeve, ndryshe Rama dhe Thaci nëse na anashkalojn, kjo eshte tradhti kombëtare!..” ka dejkalruar ne vazhim z.Mulsiu, ish-drjetor i SHP te UCPMB-së për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
Z.Musliu ne vazhdim duke justifikuar bashkimin e Lugines ne nje Shtet unik të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thëne se “Qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi. Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kjo eshte konfirmuar edhe me 1-2 mars te vitit 1992 dhe ne nuik kemi te drejte as morale as kombëtare qe te shkelim me amanetetin e deshmoreve tane te UCPMB-së për cka u flijuan..”
“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Jemi te vetdijshëm se shkëputja e Lugines se Preshevës nga Serbia nuk do te jete e pëlqyeshme, siq nuk i ishte pëlqyer as shkëputa e Kosovës para 18 vitesh. Ja perkujtojme Beogradit se kjo s’eshte Shqiperi e Madhe pa Nishin. Bile Serbia duhet te na falenderoje qe per momentin shqiptaret po kekrojne bashkimin në nje shtet vetem me Shqiperine, Kosovën dhe Luginen e Preshevës. Herdo kurdo ajo do t’i kthej tokat tona ”, ka thëne në fund Musliu.


pershendetje zotri jonuzi te lumt edhe tjeter rrug nuk ka un apeloj te te gjith politiksaj shqiptar te insistoj qe kongresi i berlinit te korigjohet ne shqiptart nuk jemi kunder askuj por jemi per ate qe na takon te hulumtohen edhe arkivat e stambolit e te vjenes e ti bindim miqt tan perendimor qe vertet ne shqiptart jemi ku jemi per apetite te ruso serrbve me kujtohet ne vitet e 80 dheta gazetari i bbc e pyt milovan xhillasin nese jugoslavija shperndahet aj thon ta citij per shqiptar herdo kurdo do bashkohen ne nji shtet vetem mvaret sa do jet aj shtet terheqes per shqiptar aludojke ne shtetin am shqiperin un mendoj qe kte qe po e thot z edi rama esht shum me vend dhe qdo shqiptar duhet ta perqafoj rroft shqiptarija me miqt e vet perendimor ne kry me ameriken dhe aleatet e saj perendimor.