Dark Mode Light Mode

Muharremi: Ata që kanë fitu janë lodhë, sikur po thonë “çka me ba tash me këtë fitore?”

Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se veç dëshpërimit të opozitës nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, është edhe partia fituese që sipas tij po përton e nuk ka vullnet me fillu me qeverisë me vendin, e ku i ka bërë thirrje që të fillojnë të punojnë.

Postimi i plotë:

Jo që na u ka dëshpru opozita me rezultate të zgjedhjeve, po edhe ata që kanë fitu janë lodhë, janë dërmu. Sikur po thojnë “çka me ba tash me këtë fitore?”

Advertisement

Me gjasë as që po dijnë, e as që kanë vullnet me fillu e me qeverisë e punu. Na nuk po shohim asnjë vullnet as iniciativë e gadishmëri. Mos i keni ra pishman?

Po tash nuk ka kthim mbrapa.

Quni more, përvini mangët e ndreqni najsend, punoni.

Filloni nga energjia! Qaty keni dështu mas keqti, krim i vërtetë për popullin, familjet, bizneset e ekonominë.

E masandej ndihmojuni edhe bizneseve, se nuk ka as ushtri, as siguri kombëtare, as kurgjo pa ekonomi funksionale dhe të fortë.

Mbi 6 miliardë euro në vit nga 2.8 e keni qu deficitit tregtar në mallra, e me këtë trend keni me shku në 10 miliardë, gati 1 miliardë në muaj që dalin jashtë.

E keni masandej arsimin shumë në gjendje kritike. Edhe shëndetësinë.

Naj projekt të madh, me lan ndonjë shenjë, me gjithë këto vite që keni qeverisë e rreth 25-30 miliardë që i shpenzoni në dy mandate.

Qyni o të gëzum, punoni diçka, se koha po ecën shpejt e nevojat po rriten.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 9 =

Previous Post

Spitali “Lindja”, adresë e besueshme për shqiptarët e Kosovës Lindore ndër vite

Next Post

Kardiologu Gorani: Po rriten rastet e sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë në Kosovë

Advertisement