Dark Mode Light Mode

Muçi në superformë – Shënon dy gola në ndeshjen ndaj Goztepe-s

24-vjeçari shqiptar, Ernest Muçi, ka vazhduar formën shumë të mirë në elitën e futbollit të Turqisë.

Ai të dielën shënoi edhe dy gola tjerë për Trabzonsporin, që fitoi 2:1 me shumë vështirësi në udhëtim te Goztepe.

Muçi ka pesë gola në Superligën e Turqisë, dhe të gjitha i ka shënuar në tri ndeshjet e fundit.

Advertisement

Një gol e pati në xhiron e kaluar ndaj Konyasporit, dhe dy tjerë ndaj Bashakshehirit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 15-të.

Sulmuesi 24-vjeçar i Shqipërisë realizoi në fillim të pjesës së dytë dhe në minutën e 76-të për 2:0.

Muçi e kompletoi ndeshjen.

Me fitoren e vështirë, Trabzonspori mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se Galatasaray lider.

Goztepe mbetet me 26 pikë në vendin e katërt.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − eight =

Previous Post

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Next Post

“Nuk e lexoi propozimin e paqes”, Trump shprehet i zhgënjyer nga presidenti ukrainas

Advertisement