Dark Mode Light Mode

Momentet vendimtare në Hagë: Frika dhe shpresa përplasen për çlirimtarët

Sot dorëzohen dosjet e fundit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, si nga ana e mbrojtjes, ashtu edhe nga ana e Prokurorisë.

Aktivistja Elena Uka, tha se fjalët më nuk zënë vend, duke shtuar se tani është koha të shpresohet për më të mirën, por të përgatitet edhe për më të keqen.

“Kur them që të përgatitemi, nuk them që duhet të pajtohemi. Provat që janë pranuar, janë pranuar në mënyrë të paligjshme, këtë e ka evidentuar edhe Avokati i Popullit, janë prova serbe”, tha Uka.

Advertisement

Pos tjerash, aktivistja thotë se Kosova do të dëmtohet nëse ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dënohen.

Ndërkohë, ajo bën të ditur se seancat gjyqësore në Hagë në gjykimin e “Thaçit dhe të tjerëve” janë paraparë të mbahen deri më 27 shkurt.

Uka thekson se Gjykata Speciale, sipas saj, do t’i hiperbolizojë sa më shumë “provat” ndaj çlirimtarëve.

Sa i përket kohës kur mund të merret vendimi për aktgjykimin e parë, Uka thotë se deri në qershor mund të zgjasë ky proces.

“Po të kishim me të vërtetë drejtësi, vendimi do të merrej në prill ose maj”, u shpreh aktivistja.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nine =

Previous Post

Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i përfshirë në tentim vrasjen në Prizren

Next Post

Vjedhja e votave: Shkarkohen të gjithë përfaqësuesit e partive në Prizren

Advertisement