Dark Mode Light Mode

Molliqaj sulmon ish-opozitën: Parti politik pa ide e pa kauza e kanë forcuar pushtetin e Kurtit

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së përmes një video adresimi, ka kritikuar partitë opozitare, pas procesit të rinumërimit, duke i akuzuar ato për ‘’vjedhje’’ të votave.

Molliqaj ka thënë kësisoj, partitë opozitare i shërbejnë vetëm pushtetit të VV’së, dhe se ato pa ‘’ide e kauza’’ e kanë forcuar pushtetin e Ablin Kurtit.

‘’Prapë partitë opozitare duke vjedh vota. Kësaj here, Partia Demokratike e Kosovës kishte thy rekorde në manipulimin e votave për kandidatët e vet. Pra, siç edhe mund ta shihni ka orientim të mirëorganizuar dhe të mirëstruktuar. Kjo ndodh përshkak se PDK tashmë s’ka as ide, as kauzë, as guxim as bindje politike, është shndërruar në grupe të interesave politik, të cilat nuk zgjedhin mjet për ta forcuar grupin e vet.

Advertisement

Më herët, LDK i kishte vjedh votat me postë, tash PDK po i vjedh votat e brendshme. Parti politik pa ide e pa kauza e kanë forcuar pushtetin e Kurtit. Është jetike që votuesi opozitar ta kuptojë njëherë e mirë që në këtë rrugë as nuk i shërbejnë Kosovës, as partisë së tyre i shërbejnë vetëm pushtetit të dëmshëm të VV’së’’, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =

Previous Post

Haziri thotë se pas zgjedhjeve Abdixhiku veproi “krye në veti”: As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë

Next Post

Rinumërimi zbardh vjedhje industriale të votave në Prizren, preken edhe kandidatë të komunave tjera

Advertisement