Dark Mode Light Mode

Ministrja Haxhiu: Gjithçka do të jetë më e lehtë për Mitrovicën me kryeministër Kurtin e kryetar komune Bahtirin

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qendruar në Mitrovicë për t’i dhënë përkrahje Agim Bahtirit në garën për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ajo tha se Mitrovica është njëra ndër komunat kryesore në Republikën e Kosovës. “Tani është gjithçka më lehtë sepse kemi Kryeministër Albin Kurtin dhe do ta kemi kryetarin e ardhshëm, z. Bahtiri edhe për një mandat.

Është shumë e rëndësishme me plotësu fitoren tonë që e kemi arrit me 14 shkurt, e me vazhdu 4 vjet edhe si Qeveri dhe si qeveri komunale”, tha ministrja Haxhiu. Ndërsa, Agim Bahtiri në Facebook ka shkruar: “Ashtu siç e tha ministrja Albulena Haxhiu, me Albin Kurtin si kryeministër e mua si kryetar komune, Mitrovica do ta ketë vëmendjen që e ka merituar gjithmonë.Faleminderit, ministre!”

Advertisement

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/watch/?v=4436780346389469″ width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

Ministrja Haxhiu e kryetari Bahtiri kanë vizituar edhe një fabrikë për prodhimin e tekstilit, ku femrat mbizotërojnë si të punësuara.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + 8 =

Previous Post

Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për veriun: Shpresoj që zgjidhja të gjendet sot në Bruksel

Next Post

Kamishi thirrje mitrovicasve: Votoni Bedri Hamzën që vendi ynë të ecë përpara

Advertisement