Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.
Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: kontributive,parciale kontributive, dhe familjare.
Pensionistët e kategorive të tjera sipas ministrisë vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.
“MFPT ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë:
• Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;
• Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.
MFPT mbetet e përkushtuar për të siguruar shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta për pensionistët duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale”, thuhet tutje në njofitmin e kësaj ministrie.



