Dark Mode Light Mode

Ministri shqiptar Haxhinasto: Arrestimet në Bujanoc me përfitime politike

“Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të ditës së sotme në Preshevë. Në një njoftim, Ministria e Jashtme thotë se arrestimet janë për përfitime politike, pasi bëhen në prag të fushatës..” ka deklaruar shefi i diplomacisë shiptare Edmond Haxhinasto, njofton agjencisë  informative kombëtare  “Presheva Jonë”

 

Tiranë, 4 maj

Advertisement

“MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend…” thuhet në reagimin  e shefit të diplomacisë shqiptare z.Hxhinasto lidhur me aksionet e fundit të xhandarmerisë serbe në vendbanimet shiptare në Luginë.

 

MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE thuhet në njoftimin e MPJ.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − one =

Previous Post

Myftari, kryetar i KZP: Nesër presim zgjedhje të qeta dhe masovike me 85 mijë votues

Next Post

Ish-ushtarët e UÇPMB-së, të jenë syçel...!

Advertisement