Dark Mode Light Mode

Milani, klubi që zhgënjeu më së shumti në afatin kalimtar të janarit

Derisa shumica e klubeve të Serie A punuan zellshëm për t’i përforcuar skuadrat e tyre këtë muaj, të tjerat si Milani dështuan në afatin kalimtar të janarit.

Kuqezinjtë e blenë vetëm një lojtar këtë muaj, 18-vjeçarin Marko Lazetic nga Crvena Zvezda e Beogradit.

Milani është në vendin e dytë në tabelën e Serie A tani për tani dhe mosveprimi në tregun e transferimeve mund t’i kushtojë shumë në garë për titull me Interin.

Advertisement

Dështimi për ta blerë një mbrojtës në veçanti, duke e parë lëndimin e Simon Kjaer, dhe përqendrimi i pafryt në Sven Botmanin e Lille e bën zhgënjyese punën e drejtuesve të Milanit në këtë afat kalimtar.

Për dallim nga kuqezinjtë, dy klubet e tjera të mëdha, Interi dhe Juventusi bënë disa afrime shumë të mira që do t’iu ndihmojnë atyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Zikaltrit i blenë Robin Gosens nga Atalanta dhe Felipe Caicedo nga Genoa.

Bardhezinjtë bënë goditjen më të madhe, duke e blerë Dusan Vlahovicin nga Fiorentina dhe Denis Zakarian nga Borussia Monchengladbach.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =

Previous Post

Vdes presidenti legjendar i klubit italian

Next Post

“Amnesty International” e akuzon Izraelin për aparteid ndaj palestinezëve

Advertisement