Dark Mode Light Mode

Milani, jep 11 milionë për yllin e Ajaxit

(AIK-PreshevaJone)

Sipas njoftimit të gazetës Algemeen Dagblad, kryesuesi i Seria A, Milan, është duke përgatitur një ofertë prej 11 milionë euro për yllin më të ri të Ajaxit, Christian Eriksen i cili aktualisht ka kontratë me skuadrën holandeze deri në vitin 2014.

18 vjeçari iu ka bashkëngjitur Ajaxit nga Odense në vitin 2008 ku bëri debutimin e tij në janar të vitit 2010. Ai është duke u bërë futbollist kyç i Ajaxit dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur.

Erisken më parë ishte i lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Arsenali, por tani duket se Milan janë shumë më afër për të rrëmbyer talentin danez.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

Golden Globe, ne publik me veshje apo zhveshje ?

Next Post

Nëse dikush mund ta mposhtë Barcën, ai është Arsenali

Advertisement