Dark Mode Light Mode

Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, lajm këtë të cilin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

E në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh.

“Me këtë protestë po mundohen të mobliziohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur që as VLEN nuk do ta mbështesë”, u shpreh ai.

Advertisement

Pas kësaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media nesër në ora 10:00.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + 18 =

Previous Post

Pushteti i VV-së në Fushë Kosovë e zgjedh kryesuesin e Kuvendit edhe me votën e Listës Serbe

Next Post

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan, Kosova duhet të fuqizohet institucionalisht dhe politikisht

Advertisement