Dark Mode Light Mode

Messi i lirë të largohet nga Barça në verë, babai i tij takohet me Inter Miami

David Beckham është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar Lionel Messin në klubin e vet në MLS, Inter Miami.

Beckham e ka dërguar sekserin e vet Paul McDonough në Londër për të biseduar me babanë e superyllit të Barcelonës, Jorge, sipas The Sun, transmeton Gazeta Express.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Anglisë ka synime të mëdha si pronar i Inter Miamit dhe e do Messin pjesë të tij.

Advertisement

Inter Miami do t’i bashkohet ligës amerikane sezonin e ardhshëm, me gjithë problemet për gjetjen e stadiumit të ëndrrave.

Lajmet se Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë verën e ardhshme e kanë alarmuar Bechkamin dhe McDonough, me këtë të fundit që është nisur drejt Londrës për bisedime me të atin e argjentinasit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − 3 =

Previous Post

Gjuriq: Rashiq e Petroviq janë të preferuarit e Albin Kurtit, duhet t’i fitojmë 10 vende në Kuvend

Next Post

PreFoto hap konkursin e fotografisë për edicionin e 9-të me rradhë

Advertisement