Dark Mode Light Mode

Messi: Është shumë e rëndësishme të fitojmë

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi, konsideron se epilogu i “El Klasikos” me Real Madridin në masë të madhe do të përcaktojë rrjedhën e mëtejme të sezonit në La Liga.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të shtunën të nxjerrin një rezultat të mirë, pasi që kjo sipas tij do të ndikojë në vazhdimin e garës për titullin e kampionit.

“Nuk do të kemi shumë kohë, pasi që menjëherë pas takimit në Madrid udhëtojmë në Japoni. Për ne është i rëndësishëm edhe kampionati botëror për klube. Dëshirojmë trofeun edhe në këtë turne”, ka thënë Mesi.

Advertisement

Barcelona në kampionati spanjoll ka tri pikë më pak se sa Reali, ndërsa ka luajtur një ndeshje më tepër se sa klubi mbretëror.

Pas “El Klasiko”, Barcelonën e pret rruga për në Japoni, ku do të marrë pjesë në kampionatin botëror të ekipeve.

Barcelona para dy vjetësh në kampionatin botëror të ekipeve në Abu Dabi ka fituar trofeun, pas fitores ndaj skuadrës argjentinase Estudiantes në finale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 18 =

Previous Post

Murinjo: “El Klasiko” është vetëm një ndeshje për ne

Next Post

SHBA: Vëllezërit Krasniqi shpallen fajtorë për një sërë krimesh

Advertisement