Dark Mode Light Mode

Mësohet vendi ku po fshihej Dardan Krivaqa, prokuroria publikon detaje të re

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor në vrasjen e M.O, 18-vjecare nga kjo komunë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.

Advertisement

Sipas policisë, Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt, e tutje, shtojnë se i njëjti po dërgohet në stacion policor.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =

Previous Post

Dogana mbledh mbi 800 milionë euro, rritet importi i mallrave nga Serbia

Next Post

I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj

Advertisement