Dark Mode Light Mode

Mesi me shokë pranojnë uljen e pagës me 70% për shkak të Covid-19

Prej kohësh qarkullonin lajme se Barcelonë i kishte kërkuar lojtarëve një ulje të pagave të tyre, për shkak të situatës së vështirë që klubi po kalon në anën financiare nga kornavirusi.
Është rënë dakord, që lojtarëve t’iu ulet paga e tyre me 70%, teksa kjo është komunikuar nga vetë kapiteni i katalanasve Leo Mesi. Ky i fundit nëpërmjet një deklarate publike, ka njoftuar se do të ulin pagat e tyre me 70%, dhe do të japin një kontribut që punonjësit e klubit të marrin 100% të pagave.
“Është shkruar shumë dhe është folur shumë për ekipin e parë të Barcelonës në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë”, tha Mesi.
”Para së gjithash, ne duam të sqarojmë se dëshira jonë ka qenë gjithmonë të zbatojmë një ulje të pagave që marrim, sepse ne e kuptojmë se kjo është një situatë e vështirë dhe jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur në është kërkuar. Përfshirë këtu shumë herë që ne e kemi bërë atë me dëshirën tonë”, përfundoi pleshti argjentinas.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + 10 =

Previous Post

OBSH jep disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm gjatë karantinës<br><br>

Next Post

Vajza 12-vjeçare humb betejën me koronavirusin, viktima më e vogël në Evropë nga COVID-19<br><br>

Advertisement