Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke e cilësuar atë si të domosdoshme për të ardhmen e vendit. Në një postim në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se bashkë me bashkëshorten e tij, Melizën, tashmë e ka ushtruar të drejtën qytetare.
“Bashkë me Melizën, ushtruam të drejtën tonë qytetare dhe të domosdoshme. Sot, çdo votë është një hap drejt stabilitetit, zhvillimit dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë,” ka shkruar Krasniqi.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“Dilni dhe votoni. Me përgjegjësi, shpresë dhe besim,” ka përfunduar ai.
Thirrja e Krasniqit vjen në ditën e zgjedhjeve, kur qytetarët ftohen të vendosin me votën e tyre për drejtimin e ardhshëm të vendit.
