Dark Mode Light Mode
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
Memli Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa
Agim Ademi, gjithmonë pranë djemve të Kombëtares – Takimi i fundit me Leon Avdullahun në Bazel, a po vjen te Kosova?!

Memli Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po e mban vendin peng, e cila ndonëse ka dalë e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Krasniqi, gjatë fjalimit të mbajtur në Konventën e Përgjithshme të partisë, ritheksoi se PDK nuk e voton asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.

“Kemi qëndruar me dinjitet e konstruktivitet në këtë periudhë, duke e vendosur interesin qytetar dhe shtetëror mbi të gjitha. Kemi qenë të vendosur që të ndryshojmë kahjen e gabuar në të cilën e ka futur vendin Qeveria në ikje, përmes krijimit të Qeverisë së re me partitë e opozitës së kaluar, me Bedri Hamzën Kryeministër.

Por, po aq me vendosmëri, e themi edhe sot: nuk do të votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, sepse besojmë që Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa. Ne nuk jemi këtu për të ndihmuar riciklimin e kapitullit më të dështuar politik të shtetit tonë. Ne jemi këtu për të shkruar një kapitull të ri”, tha ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × one =

Previous Post

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Next Post

Agim Ademi, gjithmonë pranë djemve të Kombëtares – Takimi i fundit me Leon Avdullahun në Bazel, a po vjen te Kosova?!

Advertisement