Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, kanë takuar të rinjtë e kësaj komune.

Krasniqi tha se të rinjtë e sotëm, fatmirësisht, për dallim prej studentëve të 97-ës, nuk e kanë betejën me tanket e Serbisë, me policët e me dhunën, por përballen me sfida që i shtyjnë ta mendojnë largimin nga vendi.

“Na mbetet që të bëjmë më së miri çka dijmë e çka mundemi për të krijuar mundësi e kushte për ju, por ju jeni ata që e keni energjinë, që e keni zemrën dhe entuziazmin për të na drejtuar edhe neve qoftë në nivelin e qeverisjes lokale, e sidomos në nivelin e qeverisjes qendrore. Secili prej jush e çdo qytetar e di që më 12 tetor, kryetar i ardhshëm i Komunës së Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërsa, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka kërkuar nga të rinjtë që përveç të qenit nxënës të mirë dhe studentë të shkëlqyer, të jenë edhe qytetarë aktivë.

“Dua që të ju falënderoj shumë. Pres angazhim, sepse familjet tuaja i kanë dhënë shumë vendit, i kanë dhënë shumë PDK-së. Prandaj, ju jeni e ardhmja”, ka thënë ai.

Video materiali me pamje dhe deklarata:

https://www.swisstransfer.com/d/8ad33d71-0886-4264-b6cb-486c82673635

SHPËRNDAJE