Dark Mode Light Mode
Trump përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që e ka përfunduar në fjalimin e Lutjeve të Mëngjesit
Memli Krasniqi merr pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Trumpit

Memli Krasniqi merr pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Trumpit

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje tradicionale që mbledh liderë politikë, fetarë dhe institucionalë nga mbarë bota.

Në një postim publik, Krasniqi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në praninë e Presidentit amerikan, Donald J. Trump, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët, në një kohë sfidash globale.

Ai ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës, duke nënvizuar se rruga përpara duhet të ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik.

Advertisement

Postimi i plotë:

Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale.

Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.

Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × two =

Previous Post

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që e ka përfunduar në fjalimin e Lutjeve të Mëngjesit

Advertisement