Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës, duke theksuar vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.

“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij. Ai nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.

“Sepse bashkë: Kosova mundet më mirë. Sepse ju meritoni më shumë. Sepse e ardhmja u përket atyre që guxojnë!” shtoi ai. Në përmbyllje, Kryetari Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. “Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai. Ky mesazh i fortë dhe inspirues vjen si pjesë e fushatës së PDK-së, e cila synon të ofrojë një qeverisje që punon për qytetarët dhe i vendos ata në qendër të zhvillimit të vendit.

Advertisement

https://www.facebook.com/share/r/19mFMFkZrb/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − one =

Previous Post

Xhevahire Izmaku me mesazh pas tubimit qëndror të Prishtinës: Ndryshimin ska që e ndalë!

Next Post

Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi

Advertisement