Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për datën 17 tetor në Tiranë, për drejtësi në Hagë.

“Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, protestë gjithëkombëtare në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!#UÇK”, ka shkruar Krasniqi.

SHPËRNDAJE