Dark Mode Light Mode

Media shtetërore kineze nxjerr në TikTok video përçarëse rreth politikanëve amerikanë

Llogaritë e TikTok të drejtuara nga krahu i propagandës së qeverisë kineze kanë grumbulluar miliona ndjekës dhe dhjetëra miliona shikime, shumë prej tyre në video editoriale për politikën e SHBA-së pa zbulim të qartë se ato janë postuar nga një qeveri e huaj.

Këto llogari menaxhohen nga MediaLinks TV, i regjistruar në Washington D.C si një agjent i huaj – me bazë afër degës kryesore të lajmeve televizive të Partisë Komuniste Kineze, tek Televizioni Qendror i Kinës. Më të mëdhenjtë prej tyre janë @Pandaorama, e cila përmban video për kulturën kineze, pastaj @The…Optimist, e cila poston rreth qëndrueshmërisë dhe @NewsTokss, e cila përmban mbulim të lajmeve kombëtare dhe ndërkombëtare të SHBA.

Reklama

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2022, llogaria e @NewsTokss kritikoi disa kandidatë, kryesisht republikanë, dhe i favorizoi disa të tjerë, kryesisht demokratë. Një video nga muaji korrik fillonte me mbishkrimin “Cruz Abott nuk kujdeset për ne”; një video nga muaji tetor kishte mbishkrimin: “Rubio nuk ka bërë absolutisht asgjë”. Por @NewsTokss nuk shënjestronte vetëm republikanët, një tjetër video në muajin tetor pyeste shikuesit se nëse ata mendonin se premtimi i Presidentit Joe Biden për të nënshkruar një projekt-ligj që kodifikonte të drejtat e abortit ishte një “taktikë manipulimi politik”. Asgjë në këto video nuk u zbuloi shikuesve se në fakt ata po shtyheshin nga një qeveri e huaj, transmeton Telegrafi.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − eleven =

Previous Post

Një muaj paraburgim për Azem Kurtajn, dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë

Next Post

Konfirmohen raste pozitive me Covid në Kosovë

Advertisement