Shpend Lila, menaxheri i ICK-së, ka shpërndarë një status më të dhëna rreth përdorimit të ChatGPT-së në Kosovë.
Duke iu referuar një hulumtimi të Data 4X, Lila ka treguar se ChatGPT përdoret në Kosovë për të kryer detyra të shkollës (12 për qind).
Tutje, ChatGPT-ja, sipas Lilës, përdoret edhe për informimin rreth vizave dhe migrimit.
“Nga raporti i Data4X se per cka perdoret me se shumti ChatGPT ne Kosove:
Me kry detyra t’shkolles 12%
Info per migrim dhe viza 12%
Me shkru CV dhe per intervista 11%
Me shkru kod / programim 10%” – ka shkruar Lila.