Dark Mode Light Mode
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK
Mblidhet PDK, nisin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Zyrtare, shkarkohet Alonso

Mblidhet PDK, nisin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilën është diskutuar analiza e brendshme e procesit zgjedhor dhe e rezultatit elektoral.

Gjatë kësaj mbledhjeje u tha se janë adresuar “në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, ku PDK është renditur si forca e dytë politike, duke ruajtur votën e saj tradicionale”.

Po ashtu, PDK thotë se në këtë mbledhje “janë nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e mëtejmë politikë dhe organizativë të partisë në të gjitha nivelet”.

Advertisement

Si hap i parë drejt ecjes përpara dhe forcimit të mëtejmë të partisë, Kryesia e PDK-së ka miratuar vendimin për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të zhvillohen në të gjitha nivelet organizative, nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore të partisë.

“Ky proces do të nisë gjatë javëve të ardhshme përmes emërimit të grupeve punuese dhe përpilimit të hapave konkretë, me synimin për një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent, që ka për qëllim konsolidimin e strukturave, forcimin e unitetit të brendshëm dhe përgatitjen e PDK-së për sfidat politike”, njofton PDK-ja.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se “mbetet e përkushtuar që, mbi bazën e reflektimit dhe përgjegjësisë politike, të vazhdojë ngritjen e saj si parti kryesore opozitare, e organizuar dhe e besueshme, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit të Republikës së Kosovës”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + four =

Previous Post

Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK

Next Post

Zyrtare, shkarkohet Alonso

Advertisement