Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 314 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë shënuar edhe 15 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

SHPËRNDAJE