Entoni Xhoshua ka bërë reagimin e parë pas aksidentit me makinë që i mori jetën dy miqve të tij të ngushtë në Nigeri. Në fund të dhjetorit, Xhoshua pësoi lëndime të lehta në aksident, ndërsa Sina Gami dhe Latif Ajodele, anëtarë të ekipit të Xhoshuas dhe miq të tij, ndërruan jetë.

Faleminderit për gjithë dashurinë dhe kujdesin që u keni treguar vëllezërve të mi. As nuk e kuptova sa të veçantë ishin.

Ecja me ta, qeshja dhe bëja shaka, pa e ditur se Zoti më kishte vendosur pranë njerëzve kaq të mëdhenj.

Është 100% e vështirë për mua, por e di se është edhe më e vështirë për prindërit e tyre. Kam një mendje të fortë dhe besoj se Zoti i njeh zemrat e tyre. Zoti i mëshiroftë vëllezërit e mi”, shkroi boksieri i njohur.

Aksidenti ndodhi më 29 dhjetor përgjatë autostradës Lagos-Ibadan.

SHPËRNDAJE