Dark Mode Light Mode

Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie.

Në mediumet sllovene, në prill të vitit të kaluar, ishte raportuar se politikani slloven Robert Golob ka bërë transaksione nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-i, për te kompania e Berishajt, MB Consulting. E nga kompania e Berishajt janë nxjerrë më pas gradualisht 600 mijë euro para të gatshme që dyshohet se i janë kthyer Golobit.

Berishaj ka insistuar se është i pafajshëm, derisa ndaj tij nuk morën masa as ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla e as presidentja Vjosa Osmani.

Advertisement

Ndërkaq, Opozita vazhdimisht ka insistuar që ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + 6 =

Previous Post

Lajçak me post të ri nga shtatori

Next Post

Tahiri paralajmëron iniciativë për shpërbërjen e Kuvendit

Advertisement