34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar nga policia.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 34 kryesues që janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale falsifikim të rezultatit të votimit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.