Dark Mode Light Mode

Manipulimet me votat e kandidatëve – Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po nisë hetimet?

Eugen Cakolli nga KDI ka pyetur se cka po pret Prokuroria që s’po i nisë hetimet pasi pas rinumërimit ka pasur ndryshime në votat për kandidatët për deputetë.

“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?!”

Ai ka thënë se emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit dihen.

Advertisement

“Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor. Prandaj, përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme. Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + seventeen =

Previous Post

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri në një mijë kilometra

Next Post

Iu hoqën dy mijë vota pas rinumërimit, kandidatja e PDK’së për deputete: Mu cënua integriteti

Advertisement