Dark Mode Light Mode

Majlinda korr fitoren e parë në “Londra 2012”

Xhudistja nga Peja, e cila mbron ngjyrat e Kombëtares Shqiptare, Majlinda Kelmendi ka triumfuar në luftën e saj të parë ndaj finlandezes, Janna Sundberg, në kuadër të garave Olimpike “Londra 2012”.

Ajo në rrethin e parë ka mundur finlandezen 29-vjeçare, pas dy hedhjeve vazari. Majlinda fillimisht u shfaq e emocionuar, por arriti që me sukses ta përballojë xhudisten më të moshuar finlandeze dhe me rezultat të përgjithshëm 110-1 dhe është kualifikuar për në 1/8 e finales, ku atje e pret kundërshtarja nga shteti i Mauritusit, xhudistja Christianne Legentil ndërsa gara pritet të zhvillohet rreth orës 12:30 sipas kohës lokale londineze.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 5 =

Previous Post

Myftiu Tërnava dënon vrasjet e shqiptarëve dhe muslimanëve të pafajshëm në Damask

Next Post

TË RINJTË NGA PRESHEVA DHE BUJANOCI ME PROGRAM TË RI

Advertisement