Dark Mode Light Mode

Majlinda: Humba pasi u nguta

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila një ditë më parë dështoi të siguroi një medalje, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, ndërkaq thotë se humbi pasi u ngut.

Majlinda Kelmendi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në xhudo në kategorinë deri 52 kg, ishte vlerësuar shpresa më e madhe e Shqipërisë për të fituar medalje. Por ajo pësoi në 1/8 e finales nga Christianne Legentil. Përkundër disfatës Majlinda konsiderohet krenaria e sportit shqiptar. Ndërkaq pas humbjes ajo nuk e fshehu zhgënjimin. Derisa për mediet shqiptare e ka deklaruar: “I falënderoi të gjithë që më përkrahën. Humba pasi që u nguta dhe më vjen shumë keq për eliminimin”, tha ajo. Majlinda më pas shtoi se kjo humbje i kushtoi pas dëshiroi të përfundoi para kohe këtë përballje. “Dëshirova ta përfundojë sa më parë ndeshjen, e papritmas pësova. Kjo më kushtoi me humbje”. Majlinda është pritur nga zyrtarët më të lart të shtetit të Republikës së Kosovës, me në krye, kryeministrin Hashim Thaçi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 − four =

Previous Post

Samsung ofron versionin olimpik të Galaxy S3

Next Post

Shtypi anglez: Modriç i Realit

Advertisement